• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 14 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Kushtet e vështira në kampin e Vuçjakut rrezikojnë jetën e qindra refugjatëve

J G nga J G
10 December 2019
në Bota, Lajme
0 0
0
Kushtet e vështira në kampin e Vuçjakut rrezikojnë jetën e qindra refugjatëve
2
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qindra migrantë të parregullt që strehohen në një kamp refugjatësh në rajonin Bihaç në veri të Bosnjë e Hercegovinës, pranë kufirit kroat, luftojnë për të mbijetuar në kushtet e vështira të dimrit, pasi temperaturat e ajrit kanë arritur deri në -10 gradë celsius.

Rreth 500 refugjatë që jetojnë në Kampin Vuçjak tashmë janë përballur me kushte të vështira, por ardhja e dimrit ka çuar vështirësitë e tyre në një nivel më të lartë.

Refugjatët në kamp, ​​i cili gjendet vetëm 15 kilometra larg nga kufiri i Kroacisë, vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE), u bëjnë thirrje zyrtarëve kroatë të lejojnë hyrjen e tyre në mënyrë që të mund të vazhdojnë rrugën drejt vendeve evropiane si Gjermania, Franca, Holanda dhe Italia.

Temperaturat e ulëta vështirësojnë gjendjen e refugjatëve në kufijtë evropianë

Temperaturat e ulëta vështirësojnë gjendjen e refugjatëve në kufijtë evropianë

Për shkak të moslejimit për të vazhduar drejt vendeve të tilla, banorët e kampit kanë refuzuar ushqimin e ofruar nga Kryqi i Kuq për dy ditët e fundit, ndërsa po ashtu lahen me ujin e siguruar nga shkrirja e borës dhe ngrohen me drunjtë që mbledhin në pyllin në afërsi.

Një pankartë qëndron në mes të kampit, në të cilën u bëhet thirrje zyrtarëve të ofrojnë ndihmë në këtë drejtim. “Ne po vdesim këtu. Duam që BE t’i hapë kufijtë e saj”, shkruan në pankartë.

Edhe pse autoritetet më herët kanë sugjeruar ndryshimin e vendndodhjes së kampit, asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë në kamp, në të cilin gjenden grumbuj plehrash.

Banorët e kampit kanë vështirësi të gjejnë ujë të pijshëm dhe të ecin në mënyrë të duhur për shkak të baltës.

“Ne nuk duam asnjë ndihmë, por duam që rrugët të hapen dhe (vendet evropiane) të na lejojnë të vazhdojmë”, tha një refugjat afgan në kamp me emrin Muhamed, ​​duke shtuar se netët janë të acarta për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Dhjetëra refugjatë në kamp janë sëmurë për shkak të kushteve të rënda të motit, ndërsa disa nga tendat janë shembur për shkak të borës, duke e bërë gjendjen e banorëve të kampit edhe më sfiduese, tregon Muhamedi.

“Ata na thonë të shkojmë në kampet e poshtme (jugore), por ne do të kthehemi pas dimrit. E mira më e madhe që mund të na bëhet do të ishte hapja e kufijve”, tha ai.

Ndërkaq, Ekmel, refugjat pakistanez, tha se askush në kamp nuk kërkon ndihmë, por shtoi se “E tëra që duam është të hapen kufijtë”.

Njerëzit në kamp madje nuk duan të bëjnë gjumë nga frika e vdekjes nga ngrirja dhe mblidhen rreth një zjarri dhe bisedojnë deri në agim, tha Ekmel.

Disa janë përpjekur të kalojnë nëpër kufijtë kroatë shumë herë, por policia kroate i ka arrestuar dhe i ka rrahur para se t’i kthente përsëri në Bosnjë dhe Hercegovinë, tregon ai.

Po ashtu, një tjetër afgan në kamp i quajtur Ahmet, ​​tha se netët janë shumë të ftohta me ardhjen e dimrit.

“Ka fëmijë dhe pleq këtu. Mbase nuk është diçka e madhe për të rriturit, por ky vend është shumë i ftohtë për fëmijët”, tha Ahmeti, transmeton Indeksonline.

Ai u shpreh se ndihma e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë ua ka lehtësuar vuajtjet banorëve të kampit.

“Zoti e bekoftë Turqinë. Ky vend do të ishte shumë më keq nëse nuk do të ishin tendat (të siguruara nga Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë)”, tha ai.

Tags: BihaçDimriKampiKroaciKufiriRefugjatë
Postimi i mëparshëm

Rugova i LDK-së: Nuk lëshojmë pe për postin e Presidentit

Postimi tjetër

Zbulohen gjëra të tmerrshme për luftën e SHBA-ve në Afganistan

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kosovë

Çfarë ka ndodhur me 14 qershori ndër vite?!

14 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot mot veror – ideal për pishinë ose deti

14 June 2025
Flamujt palestinezë valojnë në Iran, qytetarët dalin në rrugë për të festuar sulmet ndaj Izraelit
Bota

Flamujt palestinezë valojnë në Iran, qytetarët dalin në rrugë për të festuar sulmet ndaj Izraelit

13 June 2025
Irani pretendon se ka goditur qendra ushtarake dhe baza ajrore izraelite me raketa
Bota

Irani pretendon se ka goditur qendra ushtarake dhe baza ajrore izraelite me raketa

13 June 2025
Macron: Franca do ta mbrojë Izraelin nëse Irani e sulmon
Bota

Macron: Franca do ta mbrojë Izraelin nëse Irani e sulmon

13 June 2025
Alarmohet Jordania, raketat e Iranit dhe Izraelit fluturojnë mbi qiellin e saj
Bota

Alarmohet Jordania, raketat e Iranit dhe Izraelit fluturojnë mbi qiellin e saj

13 June 2025
Postimi tjetër
Zbulohen gjëra të tmerrshme për luftën e SHBA-ve në Afganistan

Zbulohen gjëra të tmerrshme për luftën e SHBA-ve në Afganistan

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 14 qershori ndër vite?!

14 June 2025
Lazanjë me kungull – Receta që duhet të provoni

Lazanjë me kungull – Receta që duhet të provoni

14 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Sot mot veror – ideal për pishinë ose deti

14 June 2025
Sjelljet e femrave që i bëjnë meshkujt të largohen prej tyre

Sjelljet e femrave që i bëjnë meshkujt të largohen prej tyre

14 June 2025
Ramiqi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Ky ishte momenti më i duhur për ta kryer

Ramiqi për sulmin e Izraelit ndaj Iranit: Ky ishte momenti më i duhur për ta kryer

14 June 2025
Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të ‘parandaluar shkatërrimin e tij’

Ambasadori izraelit në OKB thotë se vendi po vepron për të ‘parandaluar shkatërrimin e tij’

14 June 2025
Flamujt palestinezë valojnë në Iran, qytetarët dalin në rrugë për të festuar sulmet ndaj Izraelit

Flamujt palestinezë valojnë në Iran, qytetarët dalin në rrugë për të festuar sulmet ndaj Izraelit

13 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu