“Solidariteti me Shqipërinë vijon”. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla njofton në rrjetin social “Facebook” se qeveria e Rumanisë ka nisur një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile si dhe furnizime. “Qeveria e Rumanisë nis pas pak minutash një avion me 52 efektivë specialë për situata emergjencash civile dhe furnizime për përballimin e kësaj situate shumë të vështirë” shkruan zoti Balla, shkruan RTSH.
Efektivët xhenio, efektivë të Forcave Speciale dhe të kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet në rrënojave në Thumanë e Durrës.