Të hënën e ardhshme pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve.
“Kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime. Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim këtë rinumërim”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënësi për media i KQZ-së.
Që i bie se javën tjetër do të dihet përfundimish nëse Nisma e kalon pragon ose jo.
Ndryshe Elezi ka treguar se deri më tani janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej, transmeton Insajderi.
“Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera”.