Udhëtimet, pavarësisht se sa të kujdesshëm jeni, ka gjithnjë gabime të cilat mund t’i shmangni kur bëni pushimet e dimrit. Nuk ka rëndësi nëse po udhëtoni në një vend të largët për të vizituar familjen apo nëse po ia mbathni në një ishull tropikal për të lënë pas temperaturat e dimrit, udhëtimet e dimrit janë të zakonshme dhe të përhershme.
Disa nga gabimet që duhet të shmangni në pushimet e dimrit.
Prenotimi me vonesë: Prenotimi i udhëtimit mund të jetë një balancë delikate midis pritjes për oferta dhe pagesës së një kostoje shtesë për ndenjësen e vetme të mbetur në avion. Por udhëtarët që shpresojnë të marrin oferta të minutës së fundit nga linjat ajrore gjatë pushimeve kanë më tepër gjasa të gjejnë vende të parehatshme në udhëtim ose fluturime që kanë shumë ndalesa dhe që nuk i përmbahen agjendës.
Sa më gjatë që një klient pret për të blerë biletat, jo vetëm që ul gjasat e kapjes së një çmimi të arsyeshëm, por gjithashtu i kufizohen mundësitë dhe itineraret e dëshiruara. Kjo rrit mundësinë e një çmimi të lartë dhe ul gjasat që të shijoni fluturimin.
Të qenët joelastikë: Pushimet e verës mund t’i prenotoni një javë më parë ose më vonë, gjë që nuk bën ndonjë diferencë të madhe, por kur vjen puna te pushimet e dimrit ka më pak fleksibilitet. Megjithatë, meqenëse shumica e njerëzve janë shumë joelastikë në ditët kryesore të pushimeve dimërore si Krishtlindjet dhe Viti i Ri, ata humbasin mundësi të kapin ofertat e fundit të atyre ditëve. Krijojini vetes hapësirën kohore që të keni lirshmëri në manipulimin e datave, fluturimeve, aeroporteve në ikje dhe në kthim për të reduktuar çmimin që do të paguani.
Humbja e kohës me ofertën ideale: Kushdo ëndërron për ato ofertat nën 50 dollarë dhe fluturimet nga një vend në një tjetër për më pak para. Mos lejoni që këto tarifa t’ju gënjejnë, pasi ato ekzistojnë shumë rrallë. Duhet të keni një plan udhëtimi në lidhje me fluturimet, në vend që të përfundoni me tarifa të shtrenjta vetëm për shkak të shpresave të kota. Duhet të dini se tarifat e fluturimeve rriten me rreth 5 dollarë dita afër festave të fundvitit.
Vonesat në blerje: Mos lejoni që një çmim i arsyeshëm t’ju ikë nga duart me idenë se do të vazhdojë të ulet. Edhe nëse nuk jeni shumë të sigurt rreth prenotimit të një udhëtimi, bëjeni pasi shumica e kompanive ajrore lejojnë që të anuloni blerjen duke iu kthyer plotësisht paratë. Mos hamendësoni se do të mbetet në vend, por rrëmbejeni sapo të keni mundësi.
Shpenzimet e shumta: Periudha e pushimeve dimërore mund t’iu bëjë ta humbni toruan dhe të mos llogarisni mirë se sa keni shpenzuar. Në këtë rast, kini parasysh se sa herë jeni larg shtëpisë dhe keni shumë kohë të lirë po kryeni shpenzime më tepër se normalja. Përpara se të shkoni me pushime dimërore këtë vit planifikoni një buxhet udhëtimi që të mbanin nën kontroll paratë, përcjell Periskopi
Bagazhet e shumta: Llogaritini mirë rrobat që do t’iu duhen me vete dhe mos u ngarkoni me bagazhe të tepërta. Sa më pak të merrni aq më mirë. Po ashtu, njohja e mjedisit ku po shkoni ju ndihmon shumë në lidhje me artikujt shtesë si peshqirët.