Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshëm veprimin e bërë dje në aeroportin “Adem Jashari”, ku disa vajza i prisnin me lule lojtarët e Kombëtares së Anglisë.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se e ngushëllon fakti se Federata e Futbollit të Kosovës dhe Dardanët nuk kanë qenë organizatorët e kësaj skene. Ky gjest është shumë i ulët, e turpshme.
Postimi i saj i plotë:
“S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë”, tha ajo. /InLajmi