Megjithatë siç ka treguar këshilltarja e tij në presidencës, Suzana Vasiljevic, gjendja e tij tashmë është stabilizuar, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spital për kujdes shtesë.
“Shëndeti i presidentit është i qëndrueshëm, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spitalin ushtarak”, ka thënë Vasiljevic.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është hospitalizuar pas disa problemeve me zemër, kanë njoftuar më 16 nëntor përmes një komunikate nga Zyra e Presidentit. Në komunikatë theksohet se Vuçiq është hospitalizuar më 15 nëntor në Spitalin Ushtarak të Beogradit, shkruan lajmi.net.
Vuçiq, një ish-nacionalist ekstrem që aspiron të bëjë Serbinë pjesë të Bashkimit Evropian, ka postin e presidentit të Serbisë që nga viti 2017, ndërsa Partia Progresive që drejtohet nga ai, ka marrë pushtetin më 2012