Me datë 20 Nëntor në kinema do të transmetohet filmi i Bes Kallakut, i titulluar ‘Falco’.
Aktori i mirënjohur i humorit, ka punuar rreth dy vite e gjysmë për këtë film dhe në të luajnë personazhe shumë të njohur nga showbizi.
Filmi është pasqyrim i realitetit shqiptar, sjellë me nota komike.
Gjithashtu aktori ka marrë shumë urime nga miqtë për filmin e tij të parë.
Dhe një nga ata është dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata e cila e ka uruar Besin me anë të një postimi në Instastory, shkruan lexo.al.
“Suksese o shoku i kursit në filmin tënd të parë. Bekime”, ka shkruar Elvana, duke na treguar kështu se studimet në Akademinë e Arteve ajo dhe Besi i kanë përfunduar bashkë, gjë të cilën nuk e dinim më parë.