Noizy është njëri ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, i cili numëron disa hite, por ai ka vendosur të bëjë një gjë të re në jetën e tij, e ai është aktrimi.
Pra, Noizyn do ta shohim së shpejti në rolin e aktorit.
Reperi duket se ka talent edhe për aktrim, atë së shpejti do ta shohim në një projekt filmik, ku vjen në rolin e aktorit.
Është fjala për filmin gjerman “Man from Beirut”, në të cilin luan edhe Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari, shkruan lajmi.net.
Tashmë është publikuar trajleri i këtij filmi dhe në disa pjesë shihet edhe reperi Noizy.