Burri i dehur dhe me kokë të përgjakur, kthehet në shtëpi. Gruaja e befasuar menjëherë e thërret ndihmën e shpejtë!…
– Kush të përgjaku kështu Hysen? – e pyet mjeku.
– Fqinji…hik… – përgjigjet Hyseni.
– Si, fqinji! Mos vallë u fjalosët.
– Jo grua. Hik…e parkova automobilin, në garazhë, kur aty, hik… ishin duke fjetur fqinji, hik… me gruan e vet.
– Në garazhën tonë! – çuditet gruaja.
– Hik…jo. Ata, ishin në dhomën e tyre të fjetjes, hik!…
Autor: Osman Goranci