Grupi “Speed maniakët” pritet të mbajë një protestë lidhur me rritjen e sigurimeve të veturave në 26 përqind.
Përfaqësuesi i këtij grupi, Besart Jajha, ka treguar se kjo protestë pritet të mbahet më 23 nëntor.
“Me rritjen në 26 përqind të sigurimeve të veturave nga kompanitë e sigurimit, ne vendosëm të organizojmë një protestë, e cila do të mbahet para BQK-së”.
“Kjo protesë mbahet para BQK-së, e cila u ka refuzuar kompanive të sigurimit kërkesën për rritje në 36 përqind, ku e ka vendosur në 26 përqind”, transmeton Klan Kosova.
“Në këtë protestë pritet të ketë shumë pjesëmarrës, ne do të mblidhemi nga ora 4 dhe do të protestojmë në mënyrë paqësore, po ashtu për një kohë do të lëshojmë boritë e veturave”, ka thënë Jahja.