Ish kandidatja presidenciale nga Partia Demokratike e SHBA Hillary Clinton nuk e ka përjashtuar mundësinë të kandidohet për presidente të SHBA, shkruan shërbimi britanik BBC.
Ish Sekretarja e Shtetit dhe kandidate në zgjedhjet e kaluara presidenciale Hillary Clinton ka thënë se “gjendet nën presion të madh” ta sfidojë Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, ka publikuar sot BBC.
Clinton ka thënë se gjatë gjithë kohës mendon për atë se çfarë presidente do të ishte sikur ta mundte Trumpin para tre vjetëve.
“Gjatë gjithë kohës mendoj se çfarë presidente do të kisha qenë dhe çfarë do të bëja ndryshe dhe çfarë do të thoshte kjo për vendin tonë dhe botën”, ka thënë ish senatorja e Nju Jorkut.
“Kushdo që të fitojë në zgjedhjet e ardhshme do të ketë detyrë të vështirë, do të duhet të përmirësojë gjithë atë çfarë është shkatërruar”, ka thënë ish Zonja e Parë, e cila sot është 72 vjeçe.
Në pyetje të përsëritur se a do të hyjë në momentin e fundit në garë, Clinton ka përsëritur: Siç kam thënë deri tash, kurrë, kurrë, por kurrë mos thuaj kurrë, transmeton gazeta Blic.
“Jam nën presion të madh nga një numër i madh i njerëzve të mendojë për këtë”, ka përfunduar ajo.