Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Dr. Vjosa R. Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Prof. Avdullah Hoti janë takuar me Administratorin e USAID-it, Mark Green, Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe Drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno.
Mustafa e falënderoi Administratorin Green për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përmes projekteve zhvillimore.
Poashtu Mustafa u shprehu mirënjohje për rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës, forcimin e sistemit politik dhe atij të drejtësisë, nxitjen e një shoqërie civile dinamike dhe për zhvillimin ekonomik.
Kryetari Mustafa ka biseduar për projekte të cilat thellojnë bashkëpunimin me USAID-in, organizatë e cila promovon dhe demonstron vlera demokratike anembanë botës, u tha në komunikatë. /InLajmi