Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje të njohjeve të Republikës së Kosovës.
Ai ka deklaruar se propaganda dhe veprimet destruktive të Serbisë nuk ndalen, ndërsa për deklarimet e fundit të Beogradit për tërheqje të njohjes nga Gana, Thaçi tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucionet e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit
Për takimin e zhvilluar sot në Paris, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, tha se temë diskutimi në takim ishte interesimi i Macronit për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për një përmbyllje të njohjes reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.