Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë se sa i përket ikjes së mjekëve nga Kosova asnjë parti politike nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje, andaj kjo problematikë mund të mos jetë në fokus as të ministrit të ardhshëm të Shëndetësisë.
Ikja e mjekëve nga Kosova, kushtet jo të mira në të cilat ata punojnë e mungesa e edukimit të vazhdueshëm janë disa nga problemet me të cilat po ballafaqohet shëndetësia vit pas viti.
Edhe me ardhjen e qeverisë “Kurti” është vlerësuar se këto probleme nuk do të merren seriozisht.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka thënë për “Zërin” se sa i përket ikjes së mjekëve nga Kosova asnjë parti politike nuk e ka marrë seriozisht këtë çështje.