Policia Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, kanë vdekur 3 persona nga aksidentet në trafik, ku sipas tyre shkaktarë kryesorë vlerësohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesve, humbja e kontrollit mbi automjet dhe përdorimi i alkoolit.
Policia e Kosovës kërkon kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të ligjit në trafik, shkruan rtk.
“Policia po vazhdon dhe do të vazhdojë të ndërmarrë masa rigoroze ligjore dhe do të jetë zero tolerante ndaj veprimeve të të gjithë atyre drejtuesve që bien ndesh me Ligjin e Trafikut dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, me të vetmin qëllim, parandalimin e aksidenteve fatale”, thuhet në apelin e Policisë.