Është emër i njohur, shumica nuk e thërrasin në emër, por në nofkën Zambata!
Është Muhamet Rama, që ka 75 vjet dhe është atlet veteran.
Karrierën si atlet e ka nisur mbi moshën 51-vjeçare, por sot është më i fuqishëm se sa të rinjtë!
Në foto shihet edhe me ish presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Ai merr pjesë në gjysmëmaratona 21 kilometra apo maratona 42 kilometra dhe jashtëzakonisht i fortë sikurse mi pas 35 vjeç.
“Kam nëntë fëmijë, tre djem e 6 vajza edhe unë me grua, tamam jemi një ekip futbolli”, tha Rama për gazetën kombëtare “Bota sot”, i cili çdo ditë stërvitet dhe vrapon deri 20 kilometra”, shkruan bota.sot.
“Kam gati 75 vjet, barabartë sa ka idhulli im Franck Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman e botëror”, përfundoi Rama.