Migjen Kelmendi i ka dalë në mbështetje Kadri Veselit pas ftesës që iu bë nga Gjykata Speciale.
Përmes një postimi të gjatë në rrjetin e tij social në Facebook, ai ka thënë “Ushtria Çlirimtare e Kosoves” per lirine e Kosoves dhe per krejt kete realitet demokratik e shtetnor qe sot po e gezojme, po na zhvillohet ne menyre dramatike dhe te imponueme sot permes Gjykates Speciale.
Poashtu ka thënë se Veseli do të dalë fitues i debatit për luftën e UÇK-së, shkruan InLajmi.
Tutje, sipas Kelmendit, sfidat e mëdha janë për njerëzit e mëdhenj.
Postimi i plotë i tij:
“Debati i munguem, qe do t’i kushtohej domethanies historike te shfaqjes se formacionit ushtarak “Ushtria Çlirimtare e Kosoves” per lirine e Kosoves dhe per krejt kete realitet demokratik e shtetnor qe sot po e gezojme, po na zhvillohet ne menyre dramatike dhe te imponueme sot permes Gjykates Speciale.
Jam mundue me imponue kete debat permes Gazetes Java, gjate viteve 2001-2008, por kisha sugjerime edhe nga liderat ma te nalte te UÇK, qe asht nji debat delikat, i cili nuk mundet me u ba pa u implikue edhe figura e ish presidentit Ibrahim Rugova, dhe prandaj sugjerohesha qe te evitohet. (Rugova nuk ka besue ne lufte dhe ka qene skeptik ne momentin e shfaqjes se UÇK’s, po e them shkurt). Natyrisht, qe debati kishte me i hape edhe çashtjet e sjelljeve te pahijshme dhe tuafe te ndonji komandanti e pjesetari, i cili nen emnin “Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, ka realizue ambicie vetanake. Kjo u pa edhe mbas lufte, ku na u krijue ajo qe e quejta ‘kultura e komandantave’, qe filluen me u sjell a thue se na ju kena borxh lirine personalisht atyne (sic!).
Gjate fushtes per zgjedhjet nacionale, u perpoqa me kontekstualizue nevojen e thyemjes se asaj qe e kam quejt ‘paqja millosheviqiane’, ose ‘shteti i friges’, qe e kishte instalue Slobodan Milosevic gjate viteve ’90, qe shfaqja dhe lufta e formacionit ushtarak UÇK i deplasoi dhe i demaskoi ne tane vertetesine e tyne si – pushtim.
Me kalimin nga situata e ‘paqes’ (ju kujtoj fjaline e famshme te Milosevic – “Mir vlada na Kosovu”), ne nji situate konflikti te imponuem nga dhuna, her e kamuflueme e her eksplicite, e aparatit policor e ushtarak te Serbise, hapi rrugen per intervenimin e faktorit nderkombetar dhe nevojen e adresimit te ketij konflikti, tashti mes formacionit ushtarak UÇK dhe aparatit militiar te Serbise, permes nji Konference Nderkombetare, si ajo qe u mbajt ne Rambouillet, me 6 Fror 1999.
Le ta kuptojme hapsinen e Gjykates Speciale si nji hapsine debatuese, ku Kadri Veseli dhe shume tjere te ftuem, kane me qene debatuesit dhe argumentuesit e fuqishem te cilet, si Kadri Veseli, me shembullin e guximit dhe heroizmit te tij personal, ka me deshmue se lufta qe bani UÇK ka qene dhe mbetet – çlirimtare”./InLajmi
Ka qene lufte e imponueme nga dhuna me te cilen ju pergjegj Serbia kerkesave legjitime te popullit shqiptar ne Kosove.
Jam i bindun qe miku im, Kadri Veseli, ka me dale fitues nga ky debat!
Zaten, debatet dhe dramat e medhaja jane per njerez te medhej”./InLajmi