– Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së, ora 10:00)
– Promovohet libri universitar “Teori dhe strategji të mësimdhënies – Qasja konstruktiviste”, e autorit Xhavit Rexhaj, botim i Shtëpisë Botuese AAB. (Qendra Mediale e Kolegjit AAB, ora 11:00)
– Mbahet forumi i Grupimit të Profesionistëve të Rinj të Ujit me temë “Edukimi për Zhvillimin e Karrierës së Profesionistëve të Rinj të Ujit”. (Hotel Emerald, ora 14:00)
– Mbahet takimi i përbashkët i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë ku do të diskutojnë mbi progresin e arritur në procesin e Certifikimit të bazuar në Testim për personelin e kompanive ujësjellës kanalizime. (Hotel Emerald, ora 15:00)
– Ambasada e Japonisë në Austri dhe Fondacioni Japonez do të jenë nikoqirë të ngjarjes pesë-ditore të kulturës japoneze “Java Japoneze”. (Kino Armata, ora 18:00), transmeton Kosova.info
– Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës dhe Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Shqipërisë organizojnë ceremoninë e hapjes se konferencës dhe ekspozitës e 7-të të përbashkët Ballkanike me moton ‘Ujë për të Gjithë’. (Hotel Emerald, ora 18:00)

















