Kandidatët të cilët kishin aplikuar për të hyrë në provim për patentë shofer nuk kanë pasur mundësi t’i nënshtrohen atij provimi, pasi që ekzaminerët e Qendrës së Patentë Shoferit në Prishtinë kanë munguar për shkak se nuk kishin kontratë pune.
Prej s eka hyrë në fuqi Ligji për zyrtarët publikë më 11 shtator është bërë kaos në këtë qendër.
Për këtë problem, zyrtarët e kësaj qendre nuk kanë pranuar të flasin, përveç se kanë kërkuar që lidhur me këtë çështje të pyesim Ministrinë e Infrastrukturës.
Fillojetë Konjuhi nga Ministria e Infrastrukturës, tha nëpërmjet telefonit se kandidatët sot nuk kanë mundur të futen të provim, për shkak të shkëputjes së disa kontratave për zyrtarë të Qendrës së Patentë Shoferit në Prishtinë.
“Me hyrjen në fuqi të Ligjit për zyrtarët publikë, që ka hyrë në fuqi në ditën e 11-të të shtatorit, ka ndikuar që të shkëputen kontratat për zyrtarë. Ajo çfarë kë ndodhë sot në Qendrën e Patentë Shoferit, është për shkak të këtij ligji, që ishte dashur të shkëputen kontratat mbi vepër”, theksoi shkurt Konjuhi.
Konjuhi nuk ka dhënë informacione të tjera për numrin dhe çfarë do të ndodhë më tutje.
“Për informacione më të hollësisht do t’iu njoftojmë nëpërmjet një komunikate”, tha ajo.
Ndërsa, kandidatët të cilët ishin paraparë të futen sot të provim, pohuan prapa kamerës se nuk kanë qenë të njoftuar për anulimin e këtij provimi, teksa theksuan se kaosi i sotëm nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë, shkruan indeksonline.
Njëri prej tyre tha se sipas orarit kanë shkuar sot për të hyrë në provim për patentë shofer, por për të gjithë kandidatë është kërkuar që të shtyhet me arsyetimin se mungojnë ekzaminerët.