Sulmuesi i Hibernianit në Skoci, djaloshi me prejardhje shqiptare shumë shpejt do jetë pjesë e një kombëtareje.
Opsionet për Kamberin janë tri, ndërsa interesimin më të madh e ka Shqipëria, gjë që ka bërë që Floriani të marrë hapin e radhës për t’iu afruar kuqezinjve.
Për lojtarin u fol se u përcoll nga Zvicra, por që për shkak të mosinteresimit konkret, Kamberi hoqi dorë nga “helvetikët”, shkruan Indeksonline.
Edhe Kosova po e vëzhgonte të riun, por në rrethanat e shtruara, duket që sulmi i dardanëve nuk ka nevojë për freski.