Më shumë se për kandidimin në listën për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, ai u bë i famshëm me zërin e tij dhe të shprehurit, duke e quajtur të gjithë “Albini i vogël”, e kjo për shkak të ngjashmërisë së madhe që kishte ai me Albin Kurtin.
Kandidati për deputet nga Vushtrria, Gazmend Gjyshinca ka arritur të mbledh më shumë se 12 mijë vota në tërë territorin e Kosovës, shkruan Periskopi.
Saktësisht 12 mijë e 5 qind e 10 vota i ka grumbulluar gjithsej kandidati i VV-së i cili në zgjedhjet e 6 tetorit kishte numrin 60.