Analisti politik, Adrian Çollaku, ka thënë se ka një luftë mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së në negociatat mes tyre për ndarjen e posteve.
“Nuk është e saktë që nuk po luftohet për poste”, është shprehur ai.
“Agim Veliu ka thënë se duhet të definohet çështja e Presidentit sepse do të futemi në krizë pas dy vitesh. Veliu ka thënë se ky post duhet t’i takojë Isa Mustafës. Zyrtarët e LDK-së, vrapojnë pas posteve si në të kaluarën”.
“LDK-ja e ka pasë PDK-në një ‘dashuri të vjetër’, kanë qenë gjatë në bashkëqeverisje”, shkruan Periskopi.
“Sot jemi në një situatë ku Mustafa duke parë që zhgënjeu elektoratin hoqi dorë që të garojë vet dhe më 2014 e kandidoi Avdullah Hotin dhe tash Vjosa Osmanin. Ai i ka përdorur dy karta, Osmanin dhe “Grupin Vela” në përbërje me “elefantët e LDK-së” si Agim Veliu dhe Lutfi Haziri”.