Zona qendrore e Bosnjës dhe Hercegovinës u godit nga një tërmet me një magnitudë 5.1 Richter.
Tërmeti ndodhi në orën 15:13 të ditës së shtunë.
Epiqendra ishte e vendosur 85 kilometra në veri-perëndim të Sarajevës ose 14 kilometra nga Turbe, që gjendet në qendër të vendit, transmeton telegrafi.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, madhësia e tërmetit ishte 5.1 shkallë Richter, por deri më tani nuk ka informata për dëmin e shkaktuar.