2 Nëntori është dita e 306-të e kalendarit gregorian (dita e 307 në vitin e brishtë) –
Ngjarje
1936 – Diktatori italian Benito Musolini shpall Boshtin Romë – Berlin, duke krijuar aleancën e Fuqive të Boshtit. Termi “bosht” besohet të jetë përdorur fillimisht nga kryeministri fashist i Hungarisë, Gyula Gombos, i cili përkrahte idenë e një aleance Gjermani – Hungari – Itali. Ai veproi si ndërmjetës mes Gjermanisë dhe Italisë për të arritur një aleancë të tillë. Por Gombos vdiq papritur në vitin 1936, dhe ardhja e Kalman Daranyit – pasardhës jo-fashist në postin e kryeministrit – i dha fund përpjekjeve të Budapestit për krijimin e një boshti 3-palësh .
1965 – Norman Morrison, 31-vjeçar nga shteti Maryland, i vë zjarrin vetes, duke u lyer me benzinë në hyrje të Pentagonit, në shenjë proteste kundër përdorimit të napalmit në Luftën e Vietnamit. Në qytetin vietnamez Da Nang, një rrugë mban emrin “Norman Morrison” në kujtim të aktit të tij kundër konfliktit Vietnam -SHBA .

1976 – Jimmy Karter fiton ndaj Gerald Fordit, duke u bërë presidenti i parë amerikan nga një shtet i thellë jugor që nga Lufta Civile. Para se të bëhej President, Karter, demokrat, kishte shërbyer si oficer marine, kishte qenë fermer kikirikësh, senator shteti për dy mandate dhe guvernator i shtetit Xhorxhia për një mandat. Pas një mandati si president, Xhimi Karter u nderua me çmimin Nobel për paqe për veprimtarinë e tij në pajtimin e konflikteve ndërkombëtare.
1983 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan ligjin për krijimin e Ditës së Martin Luther Kingut, laureat i çmimit Nobel për paqe, udhëheqës i lëvizjes për të drejtat civile – i vrarë me atentat më 4 prill, 1968.
676 – Donus u bë Papë.
1909 – Lambda Chi Alpha u themelua në Universitetin e Bostonit.
1930 – Haile Selassie u kurorëzua Perandorë i Etiopisë.
1936 – U themelua CBC.
1952 – Krijohet qyteti i Memaliaj.
1959 – Hokej në akull: Portieri Jacques Plante pasi u qëllua me take në fytyrë u kthye në lojë të luaj me maskë për të mbrojtur fytyrën, për herë të parë u përdor maska në hokein profesional.
1965 – Norman Morrison i vuri vetes zjarrin në shenjë proteste kundër përdorimit të lëngjeve djegëse në luftën në vietnam.
1982 – Filloi transmetimi i Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar.
1984 – Velma Barfield është gruaja e parë e dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1962.
1988 – Krimbi i Morrisit është krimbi i parë kompjuterik i shpërndarë në internet.
Lindje
1795 – James K. Polk, presidenti i 11 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1865 – Warren G. Harding, presidenti i 29 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1910 – Tefta Tashko Koço, këngëtare lirike dhe e muzikës qytetare shqiptare, Artiste e Popullit
1935 – Bilal Xhaferri, shkrimtar shqiptar
1965 – Shah Rukh Khan, aktor indian
Vdekje
1989 – Afrim Zhitia – Dëshmor
1950 – George Bernard Shaw, shkrimtar irlandezo-anglez(* 1856.)
1975 – Pier Paolo Pasolini, aktor filmi italian (* 1922.)
1975 – Besim Korkut, letrar boshnjak;