• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 18 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Turqia mund të përjashtohet nga NATO

J G nga J G
1 November 2019
në Bota, Politikë
0 0
0
Turqia mund të përjashtohet nga NATO
4
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas një anketimi shumica e gjermanëve janë për përjashtimin e Turqisë nga NATO – shumë politikanë e mbështesin këtë ide. Por një gjë e tillë duket jo realiste.

Operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë i ka rënduar edhe më tej marrëdhëniet me NATO-n. Ndaj edhe thirrjet për përjashtimin e Turqisë nga aleanca po përforcohen: Krahas politkikanëve të majtë edhe kryetari i grupit parlamentar të socialdemokratëve, Rolf Mützenich, e vë në pikëpyetje antarësimin turk në NATO.

Edhe një pjesë e gjerë e popullsisë gjermane janë për këtë: Në një sondazh të Institutit të Demoskopisë, YouGov mandatuar nga Agjencia Gjermane e Lajmeve, (DPA) 58 përqind e të anketuarve janë shprehur për përjashtimin e Turqisë nga NATO, vetëm 18 përqind ishin kundër këtij opcioni.

Ku konsiston grindja?

Për qeverinë turke operacioni ushtarak në veri të Sirisë ishte një sukses i madh: Me këtë është cënuar ndjeshëm krijimi i një shteti kurd. Përveç kësaj në bashkëpunim me forcat ruse është larguar nga kufiri siriano-turk milicia kurde, YPG e konsideruar prej Ankarasë si terroriste.

Operacioni është në interesin e politikës së Ankarasë për sigurinë. Njëkohësisht ky mision është në një situatë të qartë të konfliktit të interesit me shumicën e vendeve të NATO-s: Ndërhyrja ushtarake e ka forcuar të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS)dhe ka lehtësuar arratinë e luftëtarëve IS, është kritika nga Perëndimi.

Ky operacion ka forcuar edhe konkurrenten më të madhe të NATO-s, Rusinë. Operacioni i ashtuquajtur “Burimi i paqes” e ka ndihmuar Moskën, të konsolidojë pozicionin e saj si fuqi e madhe në Siri dhe ta etablojë Sirinë si “shtet vasal” të Kremlinit.

Ndërkohë që shumica e vendeve të NATO-s e kritikojnë ashpër operacionin – madje ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e konsideron atë si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”-, qeveria turke e vlerëson operacionin si luftë kundër terrorizmit. Nuk priten akuza, por një “shprehje solidariteti” prej partnerëve të NATO-s, u kundërpërgjigj ndaj kritikave ministri i Jashtëm turk.

Cili është prologu?

Tensionet mes Ankarasë dhe NATO-s muajt e fundit vazhdimisht kanë pasur ulje ngjitje. Veçanërisht grindja për sistemet ruse të raketave S-400 tregoi, se sa pak besim ka ndërkohë mes qeverisë turke dhe partnerëve të NATO-s. Kjo sepse Turqia vendosi kundër mbrojtjes së hapësirës së saj ajrore me një sistem amerikan raketash. Në vend të kësaj, Turqia bleu sistemin e armatimit S-400 nga kundërshtarja e NATO-s, Rusia.

Perëndimi ka rezerva sigurie në këtë kontekst. Druhet, se Kremlini përmes teknikës së radarëve S-400 mund të krijojë akses tek informacionet sekrete të NATO-s. Amerikanët në SHBA u indinjuan prej veprimit të mëvetësishëm të Ankarasë aq sa madje i vendosën një ultimatum partnerit të NATO-s duke e kërcënuar me sanksione ekonomike. Edhe ditën pas fillimit të ofensivës ushtarake turke, presidenti i SHBA-së kërcënoi personalisht homologun e tij Erdogan, se “do ta shkatërrojë ekonominë turke”.

Gjithashtu partnerët e NATO-s kanë shqetësim, se bashkëpunimi ushtarak dhe në politikën e jashtme me Moskën mund të nxisë largimin e Ankarasë nga aleanca me partnerët perëndimorë të aleancës. Ekspertët mendojnë, se presidenti rus me politikën e tij ndaj Turqisë përpiqet të përçajë NATO-n.

A mund të ketë së shpejti përjashtim të Turqisë nga NATO?

Një përjashtim i Turqisë nga NATO në aspektin ligjor nuk ka gjasa e madje është pothuajse i pamundur. Marrëveshja e NATO-s nuk parashikon që një vend të përjashtohet nga aleanca transatlantike. Por një vend anëtar sipas nenit 13 në marrëveshjen e NATO-s mund të shpallë vetë daljen prej saj.

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e ka quajtur si “të çuditshëm” një përjashtim të Turqisë. Përjashtimi i saj mund të bëjë që të krijohet “një rrezik i ri i madh sigurie në kufirin lindor të BE-së.”

Edhe në takimin e NATO-s javën e kaluar nuk pati shenja për izolim. Përkundrazi: rëndësia strategjike e Turqisë u theksua edhe më fort. Nuk është habi, sepse Turqia është për aleancën e rëndësishme – me pozicionin e saj gjeostrategjik mes Lindje e Perëndimit si një urë lidhëse. Pa Turqinë NATO do të ishte më pak e aftë për veprim – p .sh. në luftën kundër terrorit apo drejtimin e valës së refugjatëve. Po ashtu Turqia ka ushtrinë e dytë për nga madhësia ndër shtetet e NATO-s – një përjashtim i saj do t’i prekte ndjeshëm kapacitetet ushtarake të aleancës mbrojtëse, transmeton DW.

A mund të dalë Turqia vetë nga NATO?

Edhe ky variant është i pamundur. Sepse mes aleancës mbrojtëse dhe Turqisë ka një varësi reciproke. NATO i hap Ankarasë një platformë bisedimesh me vendet më të fuqishme të botës. Turqia gjithashtu është shumë e izoluar në aspektin e politikës së jashtme. Këtë e tregon më së miri edhe operacioni ushtarak në veri të Sirisë. E gjithë bashkësia ndërkombëtare – madje edhe shtetet arabe e myslimane – ishin kundër operacionit. Mbrojtja ushtarake nga aleanca më e fortë ushtarake në botë është një faktor i pashmangshëm sigurie për një vend të izoluar si Turqia.

Tags: NATOPolitikanëTurqia
Postimi i mëparshëm

Tërmet në Kosovë

Postimi tjetër

Noizy u jep fund thashethemeve për raportet me Dafinën

Të ngjajshme Postime

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE
Bota

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

18 May 2025
Turqia goditet nga një tërmet, ja sa ishte magnituda e tij
Bota

Tërmete të njëpasnjëshme në Greqi, më i forti regjistrohet në Evia

18 May 2025
Sulmet izraelite vrasin 103 njerëz në Gaza, gjysma gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 103 njerëz në Gaza, gjysma gra dhe fëmijë

18 May 2025
Turqia zbulon rezervë të re gazi në Detin e Zi, Erdogan: Mjafton t’i mbuloj nevojat familjare për 3.5 vjet
Bota

Turqia zbulon rezervë të re gazi në Detin e Zi, Erdogan: Mjafton t’i mbuloj nevojat familjare për 3.5 vjet

17 May 2025
Nexhmedin Spahiu shkon në Beograd, e pret në zyrë minsitri serb Marko Gjuriq
Politikë

Nexhmedin Spahiu shkon në Beograd, e pret në zyrë minsitri serb Marko Gjuriq

17 May 2025
Presidentja Osmani feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj
Politikë

Presidentja Osmani feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshorti i saj

17 May 2025
Postimi tjetër
Noizy u jep fund thashethemeve për raportet me Dafinën

Noizy u jep fund thashethemeve për raportet me Dafinën

Lajmet e fundit

Gjuriq deklarohet për takimin me Spahiun

Gjuriq deklarohet për takimin me Spahiun

18 May 2025
Merret vesh se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

Merret vesh se nga televotuesit e cilave shteteve Shqipëria mori pikë maksimale

18 May 2025
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Vdekja e 19-vjeçares në Pouskë të Prizrenit, Kryeprokurori: Ishte vetaksident

18 May 2025
Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

18 May 2025
Turqia goditet nga një tërmet, ja sa ishte magnituda e tij

Tërmete të njëpasnjëshme në Greqi, më i forti regjistrohet në Evia

18 May 2025
Për 1 muaj u shkurorëzuan 141 çifte, cilët janë faktorët sipas avokatit

Për 1 muaj u shkurorëzuan 141 çifte, cilët janë faktorët sipas avokatit

18 May 2025
QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu