Procesi zgjedhor i 6 tetorit nuk po del të jetë edhe aq i suksesshëm siç u lavdërua në fillim. Kjo, për shkak të shumë ankesave që quan në rinumërimin e votave në disa vendvotime. Për rrjedhojë, edhe certifikimi i rezultatit duket se do të marrë më shumë kohë nga ç`pritej.
Burime të gazetës “Bota sot”, ka bërë të ditur se çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të zgjas deri në muajin dhjetor kur edhe më pas pritet formimi i Qeverisë.
“Nuk do të kemi certifikim të rezultateve deri në dhjetor dhe më pas ka mesi i muajit dhjetor pritet të behet koalicioni dhe më pas edhe konstituimi i parlamentit dhe prezantimi i kabinetit të ri qeverisës”.
Sipas burimit në fjalë marrëveshja për qeverisje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së pothuajse është gati dhe se në shumicën e planeve qeverisëse janë dakorudar,duke mos dashur të tregoj se kush do të udhëheq ministritë për të cilat thuhet se do të jenë vetëm 12.

“12 ministri do të jenë por ende nuk dihet se kush do të udhëheq me to. Shumica e gjerave janë diskutuar dhe janë pajtuar në mes vete” ka thënë një burim i gazetës.
Ndryshe edhe Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka bërë të ditur se certifikimi i procesit dhe si rezultat edhe ardhja në detyrë e qeverisë se re mund të shtyhet deri në dhjetor. Me certifikimin e rezultateve, parashikohet konstituimi i parlamentit dhe prezantimi i kabinetit të ri qeverisës.
Ndërkaq, dy aleatët fitues, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vijojnë mbledhjet me grupet e punës për të ndarë pozitat ministrore dhe pikat programore për mandatin e ardhshëm, nën udhëheqjen e kandidatit për kryeministër Albin Kurti.