Vetëm disa ditë para se NATO të ndërhynte në Kosovë, në fshatin Ivajë të Kaçanikut, paramilitarët serbë kishin ndarë burrat nga gratë dhe kishin planifikuar të kryenin një masakër të madhe.
Por, falë dy gazetarëve të huaj dhe pjesëtarëve të OSBE-së, këta banor janë larguar nga përroi në drejtim të Kaçanikut, ku më pas janë ndaluar nga policia serbe duke i ndarë burrat nga gratë.
Shumë nga ata janë rrahur brutalisht nga policia serbe në Stacioninin e Policisë në Kaçanik, transmeton Indeksonline.
Ishte fat i madh për këta shqiptar që në momentin me kritik në jetën e tyre u shfaqën gazetarët e huaj dhe OSBE-ja.
