Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) sot organizon tryezë diskutimi me temë ”Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”.
Kjo tryezë ka për qëllim që të diskutojë mbi propozimet, axhendat dhe prioritetet e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës, trasnmeton KlanKosova.
Diskutimi do të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë me ndryshimin e legjislacionit apo politikave parlamentare në fushën gjyqësore dhe prokuroriale, mekanizmat e zbatimit të drejtësisë penale, mekanizmat në luftën kundër korrupsionit, apo edhe proceset e integritetit siç është vetingu mbi sistemin e drejtësisë.