“Çdo ëndërr e madhe fillon nga një ëndërrimtar. Gjithmonë mbaj mend se ti ke brenda teje forcën, durimin dhe pasionin për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën”. Harriet Tubman, humanist amerikan.
“Njerëzit e mirë e të drejtë u ngjajnë pemëve të mëdha, që lëshojnë hije për të tjerët, ndërsa vetë përvëlohen nga rrezet e diellit.”
“Për hatër të luleve, njeriu ujit baltën”.
“Asnjëherë mos e vendos “çelësin” e lumturisë tënde në xhepin e dikujt tjetër…!”.
“S’ka rëndësi ajo që thua apo nuk thua, rëndësi kanë ndjenjat”. George Orwell, shkrimtar anglez.
“Kupton që ke lexuar një libër të mirë, atëherë kur mbaron së lexuari faqen e fundit dhe të duket sikur ke humbur një mik”.
“Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë.”
“Njerëzit ndryshojnë për dy arsye: ose kur mësojnë shumë gjëra, ose kur lëndohen shumë.”
“Harro çfarë të lëndoi në të shkuarën, por kurrë mos harro se çfarë të mësoi ky lëndim…!”
“Nëse dikush të hedhë baltë, dhe ti lëviz, do të vazhdosh të ecësh në të pastër, por ai që të hodhi baltën do të mbetet me duart e pista…”
“Nëse jetoni jetën plotësisht, do të vdisni vetëm një herë. Por nëse frikësoheni në çdo hap, frika do të ju vrasë ditë pas dite”. Paulo Coelho, shkrimtar brazilian.
“Një gabim i madh..: Të besosh më shumë në atë që je.. dhe të vlerësosh më pak atë që vlen”.
“Që kur mësova të ec, më pëlqen të vrapoj”. F.W.Nietzsche, filozof gjerman.
“Gabojmë gjithmonë. Gabojmë nga inati, nga dashuria, nga xhelozia. Gabojmë për të mësuar. Mësojmë që të mos përsërisim kurrë disa gabime. Gabojmë për të kërkuar falje, për të pranuar që kemi gabuar. Gabojmë për tu rritur, për t’u pjekur. Gabojmë sepse nuk jemi perfekt!”. Bob Marley, këngëtar xhamajkan.
“Njerëzit janë si macet. Kur i ushqen të gërvishtin. Kur i nxjerr jashtë, qajnë pas dere.” – Sokrati
“Një biznes që s’bën asgjë tjetër përpos parave është biznes i varfër.” | Henry Ford
“Njerëzit ndahen në dy lloje: të parët mendojnë e pastaj veprojnë, të dytët veprojnë, e pastaj mendojnë…”