Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme mori pjesë në Ditën Nacionale të Republikës së Çekisë ku u prit nga ambasadori i Republikës së Çekisë, Pavel Bilek.
Haradinaj, ambasadorit, Pavel Bilek dhe gjithë Çekisë i uroj festën kombëtare dhe tregoj gatishmërinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shtetit Çek në fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
“Kënaqësi të isha pjesë e shënimit të Ditës Nacionale të Republikës Çeke.
Përmes të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Kosovë, ambasadorit Pavel Bilek, i urova popullit dhe shtetit çek festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm.
Kosova është e përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me Çekinë dhe fuqizimin e partneritetit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”. RH /InLajmi/