Një autobus i trafikut urban është dëmtuar sonte gjatë festës së Halloween-it.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke thënë se kështu nuk festohet askund, njofton Klan Kosova.
Ai po ashtu ka bërë thirrje që të mos gjuhen makinat.
“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me . Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Autobusi dyshohet që u godit nga fëmijët.