Policia e Kosovës ka njoftuar se në territorin e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit raportohet të kenë ndodhur 42 aksidente trafiku.
Sipas raportit të marrë nga Policia e Kosovës, 15 aksidente kanë përfunduar me lëndime, ndërkaq 26 tjera vetëm me dëme materiale kurse aksidente me fatalitet ka ndodhur 1.
Ndërkaq njësitet e policisë së trafikut gjithashtu raportohet se kanë shqiptuar 1867 tiketa ose dënime për shoferët që kanë rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor.
Nga policia e Kosovës thuhet se 27 persona janë arrestuar, ndërsa 22 janë në mbajtje dhe 4 vuajnë dënimin. /InLajmi/