Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare, me metoda bashkëkohore, pa ndonjë komplikim, mjekët kanë kryer një operacion të rrallë.
Sindroma Bouvert është një sëmundje specifike, që rezulton me mbylljen e zorrës së hollë nga një gur, si pasojë e fistullës së krijuar mes tëmthit dhe zorrës dymbëdhjetëgishtore, transmeton insajderi.
Pacienti ka qenë nën mbikëqyrjen e mjekëve për dy javë dhe tash është liruar në shtëpi me gjendje të mirë shëndetësore.