Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker në Bruksel më 29 tetor.
Kreu i shtetit serb në kryeqendrën evropiane do të jetë i ftuar edhe në një darkë pune të organizuar nga shefja e Diplomacisë evropiane, Federica Mogherini për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, shkruan indeksonline.
Vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë do të jetë një temë kryesore e bisedimeve edhe në darkën e punës në Bruksel, mëson Tanjugu nga burimet e saj në selinë e BE-së.