Unaza e Prizrenit
– Llonder, hajde po qoj me dramë, për me pa qato unazat e Prizrenit, – i thotë Edip Aga, dhëndrit të vet nga Gjakova.
– Unazat! Mos po mendon për rrugët njëkahëshe?
– Po xhanëm. Çato drama qi vijnë pej Gjakovës, po shkojnë vetëm rrugit te nalt, kurse qato dramat qi po vijnë pej Prishtinës, po shkojnë vetëm rrugit te poshtë. Kështu, qato dramat qi po shkojnë rrugit te poshtë, hiq nuk po guxojnë me ecë rrugit te naltë, kurse qato dramat qi po shkojnë rrugit te naltë, hiq nuk po guxojnë të shkojnë rrugit te poshtë, sepse meniherë po denon efendi polici. A morre veshin llondër?
– Morra vesh ore mik, por nuk kuptova asgjë. Unazë me naze na qenka kjo unaza e Prizrenit, – i thotë dhëndri mikut.
Shkruan: Osman Goranci