Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendsje, Visar Ymeri ka reaguar pas publikimit të raportit zviceran për vdekjen e Astrit Deharit, shkruan InLajmi.
Ymeri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se u deshtën 3 vjet që e vërteta të fillojë të zbardhe por drejtësia është ende larg.
Ai tutje ka shkruar se raporti i Institutit zviceran mes tjerash e vë në pah që hetimi për vdekjen e Astritit është bërë shkel e shko dhe në drejtim të gabuar. Ky drejtim i gabuar ka pamundësuar hetimin e plotë për ta zbardhë të vërtetën. Prokuroria atëbotë ishte e orientuar kah marrëdhëniet me publikun e jo te hetimi, e aq më pak te drejtësia./InLajmi/