SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë hap zyrtarisht projektin “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP!”.
Ky projekt është vazhdimësi e angazhimit të organizatës për rritjen e punësimit së të rinjve tashmë si pjesë e një nisme më të gjerë rajonale.
Ky projekt përkrahet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor – BMZ dhe Fondi Hermann Gmeiner Gjermani dhe do të zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi, shkruan gazeta botasot.
Qëllimi i projektit është të ofrojë mundësi të reja të punësimit dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës për 1600 të rinj në rrezik, të moshës 16-35 vjec në gjithë rajonin.