Jo rrallë herë ndodhë që këmbësorët të mos i respektojnë rregullat e komunikacionit. Shpesh vetë ata bëhen shkaktarë të aksidenteve të ndryshme për shkak të shkeljeve që i bëjnë. Hapësirat në të cilat duhet të qarkullojnë këmbësorët janë të caktuara dhe se çdo veprim jashtë këtyre hapësirave mund të rrezikoj jetën e tyre. Është detyrë e secilit qytetarë që t’i respektoj rregullat e parapara me ligjin e Republikës së Kosovës si dhe të raportoj në rast se shohin ndonjë shkelje nga ana e këmbësorëve.
Nol Deda ekspert i komunikacionit thotë për InLajmin, se respektimi i rregullave të lëvizjes duhet të mësohet në shkolla, por sipas tij një gjë tillë nuk po bëhet mjaftueshëm.
“Respektimi i rregullave të lëvizjes së këmbësorëve është kulturë dhe edukatë, që të dy elementet e cekura fitohen përmes ligjeratave në shkolla, por me qenë se ky aktivitet në shkolla mungon, atëherë mbetet që fëmija nga mosha e vogël e deri tek mosha e rritur të edukohet nga familja”,
Deda vazhdon duke thënë se se “si pjesëmarrës në komunikacion sigurisht se i vërejë këmbësorët kur nuk i respektojnë vendkalimet e këmbësorëve si dhe dritën e semaforit në momentin kur është e ndaluar për kalim, por në shumicën e rasteve tek vendkalimi i këmbësorëve të rregulluar me shenja ndriçuese respektohen”, tha Deda

Deda po ashtu shtoi se këmbësorët paraqesin rrezik si për automjetet ashtu edhe për vetë jetën e tyre në çoftë se nuk i respektojnë rregullat e komunikacioni, e si shembull konkret ai mori kaosi që shkaktohet mes veturave dhe këmbësorëve tek rrethi i flamurit në Prishtinë.
“Këmbësorët paraqesin rrezik potencial gjatë kalimit të rrugës nga njëra anë në anën tjetër si dhe mund të rrisin kohen e lëvizjes se automjetit me raste të tilla krijohen pikat e konfliktit ne mes te automjetit dhe këmbësorit, një shembull për të keq mund ta vërejmë tek rrethi i flamurit”, shtoi tutje eksperti i komunikacionit.
Për InLajmit disa kalimtar të rastit u shprehen kështu.
“Po kam hasur në raste kur këmbësorët nuk i kanë respektuar rregullat, sidomos në semafora, duke kaluar rrugën në të kuqën”, tha këmbësorja me emrin Anita.
Ndërsa një këmbësor tjetër i cili ishte rreth të 50-ve me profesion mësues u shpreh kështu:
“Mundohem t’i respektoj rregulla në komunikacion, ajo që mbetet me rëndësi është edukimi i nxënësve në shkolla për respektimin e rregullave në komunikacion në mënyrë që të ruhet jeta e secilit qytetarë”, tha këmbësori .
Policia e Kosovës përmes një emaili drejtuar redaksisë së InLajmit, sqaron se gjatë periudhës 01 Janar – 22 Tetor janë shqiptuar gjithsejtë 198 tiketa ndaj këmbësorëve që kanë shkelur rregullat e trafikut. Varësisht nga kundërvajtja që bënë një këmbësor, dënimet pasojnë me gjoba prej 20 deri në 50 euro.
Gjatë këtij viti, Policia e Kosovës ka realizuar fushata “Të gjithë jemi këmbësorë”. Kjo fushatë ka pasur për qëllim ngritjen e nivelit të vetëdijesimit për sigurinë në trafik ku fokus të veçantë i është kushtuar fëmijëve, nxënësve dhe studentëve.
Gjithashtu projekti është promovuar edhe në rrejte sociale dhe media, përfshirë këtu edhe ligjëratat dhe diskutimet në institucione. Policia në vazhdimësi realizon projekte vetëdijesuese për sigurinë e këmbësorëve, thuhet në fund të përgjigjeve me shkrim të dërguara nga ana e zyrës për informim të Policisë së Kosovës. Dona Gashi & Gentiana Mani /InLajmi/