Kandidatja për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimiza Kusari-Lila ka komentuar raportin e ekspertizës zvicerane për vdekjen e Astrit Deharit, shkruan InLajmi.
Kusari në përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se raporti i ekspertizës zvicerane hodhi pak dritë mbi të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit deri sa ishte në mbajtje të drejtësisë Kosovare.
Ajo tutje ka shkruar se drejtësia kosovare tash e ka testin jetik të ndriçojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit dhe gjithë zinxhirin komandues e përgjegjës për këtë vdekje.
“Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin #DrejtësiPërAstritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë!”, ka shkruar Kusari në Facebook./InLajmi/
