Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë jetësore me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë në futboll.
Në tetë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, ylli i Kosovës ia ka dalur të shënojë katër gola vendimtare për skuadrën nga Stambolli.
Atletico Madridi, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe Lazio janë ndër klubet e interesuara për 25-vjeçarin.
Më serioz në këtë drejtim duken Manchester Unitedi dhe Tottenhami, klube që tashmë kanë dërguar skoutë për ta përcjellur nga afër Muriqin.
Interi i Antonio Contes ka shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.
Pavarësisht se ka në dispozicion Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez, Interi kërkon transferimin edhe të një sulmuesi tjetër.
Ndryshe, drejtuesit e Fenerbahçes e vlerësojnë tejmase Muriqin, dhe të paktën nuk duan ta shesin në janar, transmeton insporti
Paraqitjet e tij të mira me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Fenerbahçen kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim për sulmuesin shtatëlartë.