Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe një ish-pjesëtar të UÇK’së, bëhet fjalë për Elmi Bytyçin, shkruan InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, në përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Tash u njoftova se sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale Elmi Bytyçi nga Prizreni. Edhe ky, si gjithë të ftuarit e tjerë, do të dalin faqebardhë”, ka deklaruar Gucati në Facebook.
Dita-ditës po shtohen ftesat për intervistim ndaj ish-krerëve dhe ish-luftëtarëve të UÇK-së, por po rriten edhe kërkesat për nisjen e protestave për ta kundërshtuar punën e Gjykatës Speciale.
Teksa përfaqësues të OVL-së së UÇK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë e protestave, edhe ish-komandantë të UÇK-së kanë thënë se do ta përkrahin këtë kauzë./InLajmi/