Policia vazhdon me aktivitete për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor, shkruan InLajmi.
Edhe 24 ditë na ndajnë nga shënimi i ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor!
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës do të realizojë aktivitete të përbashkëta deri në shënimin e kësaj dite, e cila ditë shënohet me datë 17 nëntor 2019.
Të bashkuar për ngritjen e ndërgjegjësimit në sigurinë rrugore dhe përkrahjen e viktimave të trafikut rrugor./InLajmi/
