• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 12 May, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme

Autoritetet kosovare janë përqendruar në Mitrovicën veriore për luftimin e kontrabandës

J G nga J G
24 October 2019
në Lajme
0 0
0
Autoritetet kosovare janë përqendruar në Mitrovicën veriore për luftimin e kontrabandës
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet në Kosovë janë përqendruar në luftimin e kontrabandës dhe krimit të organizuar në pjesën veriore të Kosovës. Të enjten, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri të Mitrovicës, ku ka arrestuar tre zyrtarë policor.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se aksioni i së enjten është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”. Si rezultat i këtij operacioni, i cili po zhvillohet që nga muaji maj, deri më tani janë arrestuar 25 persona.

“Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare. Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor.

Pjesa veriore e Kosovës e cila shtrihet në kufi me Serbinë, sipas Doganës së Kosovës vazhdon të mbetet zona më e prekur nga krimi i organizuar dhe kontrabanda. Ndonëse sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, në përgjithësi niveli i kontrabandës ka shënuar rënie, nëse bëhen krahasime përgjatë viteve.

“I kemi disa pjesë në të cilat ushtrojmë kontrolle më të shpeshta siç është pjesa e Kosovës veriore, aty kemi kontrabandë, por jo kontrabandë me vlera të larta, por me mallra në vlera të ulëta, po ashtu kemi tek pikëkalimi kufitar tek ‘Dheu i Bardhë’, për shkak të terrenit në atë pjesë ku kufiri Serbia – Kosovë dhe anasjelltas kalohet shumë lehtë. Po ashtu edhe në pikat tjera që lidhin Kosovën me Shqipërinë është zona ku ka kontrabandë”, tha Stavileci

Dogana e Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve thonë se që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina (më 21 nëntor, 2018), është rritur tendenca për kontrabandim më të madh të mallrave në veri të vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për Radion Evropa e Lirë se stimulimi i kontrabandës nga ana e Serbisë e ka ndikuar shkallën e kontrabandës në veri të vendit.

“Kontrabanda është më e përhapur në veriu i Kosovës për shkak se ka pasur më pak kontroll dhe kapacitetet e rendit dhe ligjit janë të limituara në këtë pjesë. Unë besoj që duhet të këtë një task-forcë permanente që e trajton këtë. Duhet të rriten kapacitetet institucionale për luftim të kontrabandës, jo vetëm në këtë pjesë, por në çdo pjesë të vendit”, thotë Rukiqi.

Autoritetet në Kosovë në vazhdimësi kanë theksuar se vazhdojnë përkushtimin e tyre për të luftuar pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar në veri të vendit si dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.

Gjatë muajit maj, Policia e Kosovës kishte zhvilluar një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili kishte rezultuar me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve. Edhe atë kohë, siç kishin njoftuar zyrtarët e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni policor, kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës.

Gjatë aksionit policor, nga të shtënat me armë zjarri ishte plagosur një zyrtar policor. Ndërkaq, 4 zyrtarë policorë të tjerë patën marrë lëndime të lehta gjatë zbatimit të detyrave.

Operacioni policor kishte përfshirë disa rajone të ndryshme, si komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e veriut, Mitrovicë e jugut, Skenderaj dhe Drenas,shkruan koha.net.

Drejtoria e Policisë së Kosovës për veri të Mitrovicës gjatë një aksioni tjetër të enjten ka arrestuar edhe tre persona (civilë) të dyshuar për vepër kriminale, grabitje. Ky aksion ishte i ndarë më atë të zhvilluar kundër krimit të organizuar në veri/REL.

 

Postimi i mëparshëm

Banka Botërore shënon progres ndaj bizneseve në Kosovës

Postimi tjetër

Rihanna vazhdon të mbetet kundër Trumpit

Të ngjajshme Postime

Edi Rama aktualisht merr 83 deputetë, nëntë më shumë se në vitin 2021
Shqipëri

Edi Rama aktualisht merr 83 deputetë, nëntë më shumë se në vitin 2021

12 May 2025
Rreth 40 % e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit
Kosovë

Rreth 40 % e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

12 May 2025
Djegia e shtëpisë në Suharekë, Policia: Dëmi është i konsiderueshëm, të lënduar s’ka
Lajme

Djegia e shtëpisë në Suharekë, Policia: Dëmi është i konsiderueshëm, të lënduar s’ka

12 May 2025
Rezultatet e fundit në nivel vendi në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave
Lajme

Rezultatet e fundit në nivel vendi në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave

12 May 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë
Kosovë

Mot me vranësira e intervale kohore me diell

12 May 2025
PS kryeson në kutitë e para të numëruara në pesë bashki të Shqipërisë
Shqipëri

PS kryeson në kutitë e para të numëruara në pesë bashki të Shqipërisë

12 May 2025
Postimi tjetër
Rihanna vazhdon të mbetet kundër Trumpit

Rihanna vazhdon të mbetet kundër Trumpit

Lajmet e fundit

Edi Rama aktualisht merr 83 deputetë, nëntë më shumë se në vitin 2021

Edi Rama aktualisht merr 83 deputetë, nëntë më shumë se në vitin 2021

12 May 2025
Festivali i Filmit në Kanë shtrëngon rregullat, ja çfarë ndalohet sivjet

Festivali i Filmit në Kanë shtrëngon rregullat, ja çfarë ndalohet sivjet

12 May 2025
Vizita e Trendafilovës, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të komunikacionit

Vizita e Trendafilovës, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të komunikacionit

12 May 2025
Rreth 40 % e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

Rreth 40 % e studentëve të infermierisë duan të largohen nga Kosova nëse nuk gjejnë një vend pune pas diplomimit

12 May 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja

Prokuroria dhe Policia e Kosovës: Sekuestrohet pasuri mbi 2.2 milionë euro në rastin “Mati”

12 May 2025
Djegia e shtëpisë në Suharekë, Policia: Dëmi është i konsiderueshëm, të lënduar s’ka

Djegia e shtëpisë në Suharekë, Policia: Dëmi është i konsiderueshëm, të lënduar s’ka

12 May 2025
Rezultatet e fundit në nivel vendi në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave

Rezultatet e fundit në nivel vendi në Shqipëri: PS kryeson me mbi 52% të votave

12 May 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu