Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se Hashim Thaçi si president, por edhe si kryeministër ka kryer veprime antiligjore të cilat, siç thotë ai, me një drejtësi të çkapur do ta çonin atë në burg.
I pyetur nëse kjo i bie që në një qeverisje të VV-së presidenti rrezikon të hyjë në burg, Sveçla ka thënë se partia e tij do t’i çkap institucionet e drejtësisë, e ato në bazë të ligjit do t’i dënojnë ata që kanë kryer veprime antiligjore.
Kjo deklaratë e Sveçlës, po shihet nga njohësit e rrethanave politike si deklaratë e shterur.
Ata thonë se drejtësia në Kosovë ka vepruar politikisht dhe në mënyrë selektive dhe për këtë është e nevojshme të ndodhin ndryshime substanciale në sistemin e drejtësisë, por jo me tendenca të caktuara politike.

Lepaja: Vetëvendosja do të angazhohet për këtë
Njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja, në një përgjigje për gazetën “Bota sot” ka theksuar se këtë nivel të deklaratave e kemi parë edhe më herët, teksa ka theksuar se do të jetë problem arrestimi i presidentit Thaçi, ndonëse Vetëvendosja do të angazhohet, sipas Lepajës, shkruan bota sot.
“Në nivel të deklaratave, kemi pasur edhe më herët denoncime publike të ish kryeministrit dhe presidentit aktual për veprime të jashtëligjshme, në raport me krimin. Sidoqoftë deri më sot nuk është arritur të fillohet një procedurë formale lidhur me këto dyshime, të besueshme për shumë qytetarë të cilët nëpër tubime protestuese e kanë brohoritur emrin e tij si njeriun më përgjegjës për “kapjen” dhe për ndërlidhjen e shtetit me korrupsionin e krimin e organizuar. Gjithsesi, Vetëvendosje do të angazhohet në këtë drejtim edhe pse kur është në pyetje presidenti i vendit, ata e kanë theksuar se janë të vetëdijshëm se nuk ka vota të mjaftueshme me iniciua procedura të shkarkimit, dhe rrjedhimisht as të dënimit, pasi “kapja” e shtetit në fakt nënkupton kontrollin e individëve mbi institucionet e drejtësisë, sigurisë etj, jashtë kompetencave kushtetuese. Se a do t arrijë Vetëvendosje dhe LDK të bëjnë një “vetting” në drejtësi, mbetet të shihet, dhe në fakt, këtu do të tregohet serioziteti i këtij koalicioni”, theksoi Lepaja.