Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate (QNR) po vazhdon rinumërimi i votave për 530 vendvotime të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar në rinumërim.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se sot gjatë ditës pritet të përfundojë ky proces.
“Janë rinumëruar votat e 469 vendvotimeve apo rreth 87% e 530 vendvotimeve të parapara për rinumërim. Pra, kanë mbetur edhe 61 vendvotime për t’u rinumëruar votat plotësisht”, ka thënë Elezi.
Ai ka thënë se ky proces pritet të përmbyllet deri në përfundim të ditës së sotme, shkruan indeksonline.
Pas përfundimit të rinumërimit të votave, pritet t’i hapet rrugë numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar.