Pacolli: Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi
Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli përshëndeti vendimin unanim të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së për të miratuar një rezolutë që i kërkon Serbisë që të zgjidhë çështjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi dhe theksoi se ata që janë përgjegjës duhet të nxirren para drejtësisë.
Pacoli shkroi në llogarinë e tij në Twitter se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së vrasjes së vëllezërve Bytyçi, transmeton indeksonline.
Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë, njëzëri miratoi një rezolutë që i kërkon Serbisë që të zgjidhë çështjen e vrasjes së tre vëllezërve Bytyçi- Elijah, Agron dhe Mehmet – dhe rezoluta tani duhet të miratohet nga Senati…