Presidenti i Serbisë, në vazhdën e përgatitjes së opinionit të brendshëm për Kosovën, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka asnjë ofertë nga Perëndimi për Kosovën dhe ka treguar se kancelarja gjermane Angela Merkel ishte “fer ndaj Serbisë” gjatë një bisede me të në Davos.
“Ajo më ka thënë haptas: Ne, Aleksandar, nuk mund t’i pranojmë ndarjet, kufizimet, caktimet e reja të kufijve…” Unë i thash se kufijtë nuk janë caktuar ende. Për ne kufiri është një gjë ndërsa për Berlinin diçka tjetër… dhe i them hajde t’i caktojmë ato”, ka thënë Vuçiq,shkruan Insajderi.
Përgjigja e Merkelit ishte: “Nuk bën! Kosova është e pavarur në territorin e saj të plotë, ne e kuptojmë problemin e juaj, dhe aktualisht nuk kemi çfarë t’ju ofrojmë në lidhje me këtë, tregon Vuçiq.