• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 25 March, 2023
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Mehmeti: Taksa 100% ndaj Serbisë Kosovës i shkakton inflacion

J G nga J G
Wednesday, 23 October 2019, 18:26
në Kosovë
0 0
0
Mehmeti: Taksa 100% ndaj Serbisë Kosovës i shkakton inflacion
0
SHPERNDARJE
17
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit Kosova pritet të ketë rritje ekonomike, por jo mjaftueshëm sa për të ulur nivelin e papunësisë, thotë Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti. Ai foli për faktorët që nuk po lejojnë Kosovën të ketë rritje më të lartë sesa 4 për qind. Problem tjetër për ekonominë e Kosovës është disbalanca midis importit dhe eksportit. Në inervistën me kolegun, Burim Goxhuli, Guvernatori i BQK-së foli edhe për ndikimin që ka në ekonominë e Kosovës tarifa 100 për qind ndaj mallrave serbe, e cila siç thotë ai, ndikoi në rritje të inflacionit

Nëse e shohim defiçitin e lartë tregtar, që ka ndikuar negativisht e që shënon thellim edhe të mëtutjeshëm me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion, po flas me të dhënat e korrikut të vitit 2019, kemi një rritje të defiçitit tregtar për 3.8 për qind. Por edhe në vitin 2018 është një prej faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë. Po ashtu edhe papunësia e lartë që është një prej atyre faktorëve që ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë për vitin 2018. Vazhdon të jetë sfidë dhe të ndikojë në rritjen ekonomike në Kosovë, prandaj, është një rritje për t’u vlerësuar rritja prej 4 për qind. Nëse e krahasojmë me vendet e rajonit është më e larta si rritje ekonomike. Por nuk është e mjaftueshme për të adresuar sfidat që ka Kosova që në këtë rast është defiçiti i lartë tregtar dhe papunësia. Marrë në konsideratë këto dy sfida që i përmenda më lartë, nevojitet që të kemi rritje ekonomike 6 deri 7 për qind, e që nuk është vështirë të arrihet kjo shifër.

Meqenëse të dhënat që i përmendët ju janë faktike, nuk do t’i përsëris prap. Meqenëse kemi edhe të dhënat e rifreskuara që janë të korrikut të 2019-ës. Ngjashëm vazhdon. Po flas për të dhënat e vitit 2019, gjegjësisht korrikut të vitit 2019, vlera e eksporteve shënon diku rreth 250 milionë euro me një rritje vjetore prej 9.8 për qind. Në anën tjetër importet shënojnë 2.25 miliardë euro, ose me një rritje vjetore prej 4.4 për qind. Në total kemi një thellim të defiçitit tregtar prej 3.8 për qind që edhe një herë po e them negativisht në rritjen ekonomike në Kosovë.

Banka Qëndrore dhe unë si Guvernator jemi këshilltarë të qeverisë së Kosovës dhe vazhdimisht këshilla jonë edhe për qeverinë e kaluar edhe atë të ardhshme është që të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e skemës sociale. Marrë parasysh se këto krijojnë shpenzime afatgjata, të cilat më pastaj do të jenë edhe barrë afatgjatë për buxhetin e Kosovë. Prandaj këshilla jonë është që të kemi një menaxhim më të mirë dhe adekuat të këtyre skemave sociale. Edhe një herë po them marrë parasyshë faktin se krijojnë shpenzime afatgjate.

Borxhi publik arrin diku rreth 1 miliard euro. Nëse e shohim në raport me GDP-në, është diku rreth 17 për qind e GDP-së. Është mjaft e ulët nëse e krahasojmë me vendet e rajonit dhe me atë që e lejon ligji. Sepse ligji e lejon që 40 për qind në raport me GDP-në të jetë borxhi publik. Ka hapësirë që të rritet ende borxhi publik, nuk është shqetësues, është në nivel shumë të ulët. Por ajo që është me rëndësi të potencoj është fakti që borxhi publik duhet të dihet për çka mirret dhe gjithmonë të mirret me qëllim që të ketë vlerë të shtuar. Prandaj nuk duhet të merret ndonjë borxh për aktivitete të cilat nuk shtojnë vlerë për ekonominë. Prandaj e konsideroj që është mirë dhe ka hapësirë dhe është ulët, mirëpo unë më shumë do ta fokusoja dedikimin e borxhit public në drejtim të aktiviteteve që kanë vlerë të shtuar për ekonominë e vendit.

Nëse i shohim të dhënat e fundit të korrikut 2019, investimet e huaja direkte kanë shënuar një rritje diku rreth 23.8 për qind dhe pritjet janë që të kemi rritje dhe pritjet janë që të kemi rritje të mëtutjeshme të investimeve në Kosovë. Nëse e shohim sektorin bankar…

Sektori financiar është një prej sektorëve që konsiderohet dhe është histori suksesi për investimet e huaja. Nëse flasim vetëm për sektorin bankar, prej 10 bankave që kemi në Kosovë, 8 banka janë me kapital të huaj dhe që i përbëjnë diku rreth 90 për qind në total të aseteve në sektorin bankar. Ngjashëm e kemi edhe te sektorët tjerë, te sektori i sigurimeve dhe institucioneve mikrofinanciare, të institucioneve financiare jobankare e kështu me radhë. Prandaj kjo të lë të kuptosh që ne kemi në vazhdimësi kërkesa prej investitorëve të huaj që të jenë akter në tregun financiar në Kosovë dhe janë investime të qëndrueshme.

Nëse e shohim inflacionin, po flas me korrikun e vitit 2019, ka një rritje të inflacionit që arrin në 3.1 për qind. Është shumë i lartë nëse e krahasojmë me atë të para një viti që ka qenë 0.6 për qind. Këtu ka ndikuar që të kemi rritje të indeksit të cmimit edhe nga importet që shënojnë rreth 3.9 për qind. Mirëpo gjithmonë duhet të kemi parasysh faktin që ka ndikuar edhe aplikimi I taksës në rritjen e inflacionit në Kosovë.

Kemi organizuar një konferencë ndërkombëtare ku do të marrin pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Ne kemi bërë një studim lidhur me qeverisjen korporative të bankave komerciale në dekadën e fundit, një studim ky i pari i këtij lloji të cilin do ta shpalosim gjatë konferencës. Po ashtu kemi krijuar një bazë të dhënash historike për vitet e fundit që lidhen me zhvillimet e qeverisjes korporative. Do të jetë kjo bazë e dhënash edhe për bankat e rajonit më pastaj presim që gjatë konferencës të nënshkruhet një marrëveshje shumëpalëshe mes Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Bankave Qëndrore të rajonit. Sa u përket indikatorëve, gjatë këtij 20 vjetori kemi arritje të shumta. Nëse flasim për sektorin financiar, kemi një sektor financiar shumë stabil,shkruan zëri i Amerikës.

Nëse e shohim sektorin bankar baza vjetore ka një rritje prej 10.4 për qind të kredive, rritje të depozitave 11.6 për qind. Nuk është kjo diçka që po e themi vetëm ne por janë edhe vlerësime që i bënë Banka Boterore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet tjera për këtë çështje.

Postimi i mëparshëm

Nëse jeni në dilemë se çfarë të vishni në stinën e vjeshtës ju japim zgjidhje

Postimi tjetër

Haradinaj merr pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Gjykatës Kushtetuese

Të ngjajshme Postime

Krasniqi pas vendimit të GJK: Dëshmuam që jemi në shërbim të qytetarëve
Kosovë

Krasniqi pas vendimit të GJK: Dëshmuam që jemi në shërbim të qytetarëve

Friday, 24 March 2023, 22:20
Gërvalla: Roli i Greqisë është shumë i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet me Serbinë
Kosovë

Gërvalla: Ka shumë shembuj të shteteve që nuk janë anëtarë të OKB-së, por janë të suksesshme

Friday, 24 March 2023, 18:44
Abdixhiku: Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen!
Kosovë

Abdixhiku: Trusti po humb nga gjysmë milioni çdo ditë

Friday, 24 March 2023, 12:50
25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Kurti bën homazhe në Gllogjan
Kosovë

25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, Kurti bën homazhe në Gllogjan

Friday, 24 March 2023, 11:57
Krasniqi për dënimin e Mustafës: Drejtësia do të gjejë rrugën e vet
Kosovë

24-vjetori i bombardimeve, Krasniqi-NATO-s: Faleminderit dje, sot, nesër dhe përgjithmonë!

Friday, 24 March 2023, 11:27
Gjendja alarmante pas vërshimeve, Çitaku: Qeveria të mos rrijë duarkryq
Kosovë

24-vjetori i bombardimeve, Çitaku: NATO veproi kundër spastrimit etnik dhe Kosova u çlirua

Friday, 24 March 2023, 11:29
Postimi tjetër
Haradinaj merr pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Gjykatës Kushtetuese

Haradinaj merr pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Gjykatës Kushtetuese

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Lajmet e fundit

Në këtë ditë ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Në këtë ditë ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Saturday, 25 March 2023, 9:10
Kushtetuesja e rrëzon që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Kushtetuesja e rrëzon që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Saturday, 25 March 2023, 9:01
  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu