Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar pas miratimit të Senatit amerikan të rezolutës për ndriçimin e vrajses së vëllëzërve Bytyçi, shkruan InLajmi.
Haradinaj tha se ky është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje, por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.
Ai shtoi se fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfisht që i bëhet familjes Bytyçi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri./InLajmi/
Postimi i plotë i tij: