Spiunët njerëz përdoren në misione suksesi i të cilëve varet nga fitimi i besimit të njerëzve të tjerë.
Por ndonjëherë makinat e bëjnë punën më të mirë.
Robo-Spiunët mund të përdoren për të udhëtuar në territore të rrezikshme për të vëzhguar njerëz dhe vende dhe për t’ua dërguar gjërat që zbulojnë komanduesve të tyre njerëz.
Dhe nëse një robot kapet, ai vetë nuk mban asnjë sekret-ndryshe nga spiunët njerëz.
Spiunët e qiellit

Mjetet ajrore pa njeri (Unmanned Aerial Vehicle –UAV), janë lloji më i zakonshëm i robo-spiunëve.
Ata mund të jenë të përmasave të ndryshme –Sentry Owl mund të futet në çantën e shpinës së një ushtari, montohet për pak minuta dhe pastaj lëshohet duke përdorur një katapultë të madhe elastike.
Global Hawk , me shtrirje krahësh prej 35.4 metrash, është shumë më i madh.
Çfarëdo përmasash që të kenë UAV-të, ata mund të spiunojnë nga qielli me kamera të fuqishme zmadhuese dhe aparate fotografike termike, që pikasin nxehtësinë e njerëzve apo të motorëve të makinave gjatë natës.
Disa UAV mund të patrullojnë për periudha disaditore.
Në vitin 2008, Kinetik Zefir u ngrit dhe fluturoi për 14 ditë me radhë pa u ulur.
Ekskluzive, shkruan InLajmi: Marrë nga libri Discovery Channel!